Skip to content

Ngjarje tragjike në vend/ Vinçi bie në punishte, humb jetën 20-vjeçari, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin e Kosovës, ku një person rreth 20-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka rremë lëndime të rënda pas rrëzimit të një vinçi në një vendpunishte ndërtimi.

Incidenti tragjik ka ndodhur të martën në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

LEXO MË SHUMË!  Ambasada e SHBA bën reagimin për të gjithë shqiptarët

Sipas konfirmimeve nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, personi i lënduar është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet policore dhe ekipet e shpëtimit.

Zëdhënësi i policisë ka konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, ndërsa aktualisht njësitet relevante, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që sollën deri te rrëzimi i vinçit.

LEXO MË SHUMË!  Goditja e ‘perandorisë’ së Eldi Dizdarit/ Zbulohet pasuria marramendëse e gruas së tij në Dubai
Published inNews