Skip to content

E akuzon për tenderat dhe për korrupsion e pastrim parash/ SPAK merr vendimin e papritur, hetimet për Ballukun

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ndaj saj rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.Astronomy

Por që më pas, më 4 qershor, prokuroria konfirmoi se Balluku ka kryer edhe korrupsion e pastrim parash teksa mbante postin e drejtoreshës së Albcontrol.

LEXO MË SHUMË!  ‘Ju kemi gënjyer’, televizioni shtetëror ndërpret transmetimin, shkarkohen disa gazetarë

Në këto kushte asaj iu sekuestrua një vilë në Dhërmi, për të cilën SPAK thotë se zotërohet prej Ballukut në mënyrë të tërthortë, pra e regjistruar në një emër tjetër por me origjinë nga korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Sipas organit të posaçëm, që në këtë hetim përfaqësohet nga prokurori Dritan Prençi, akt-akuzat u ngritën pas hetimit të procedurës së tenderit për Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol dhe për përmirësimin e kushteve me një fond limit prj 88 milionë lekë dhe një shtesë me vlerë 14 milionë lekë.

LEXO MË SHUMË!  SPAK e kërkonte në çdo vend, arrestohet në Dubai “Koka” e grupit kriminal

Zgajtja e hetimeve vlen edhe për dy ish vartësit e saj, Erald Elezi drejtues i KESH dhe Gentian Gjyli i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë prej Ballukut për masën e pezullimit të detyrës dhe të bllokimit të pasaportës.

Published inNews