Skip to content

Ngjarje e frikshme në vend, sherr masiv me thika në mes të qyteti, plagosen 3 të rinj

Një sherr i dhunshëm i regjistruar në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ka përfunduar me plagosjen me thikë të tre të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të çastit mes tre të rinjve dhe dy personave të tjerë. Debati ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë të plagosur F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

LEXO MË SHUMË!  Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës

Dy prej të rinjve, të moshës 18 dhe 20 vjeç, u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të plagëve të marra, ndërsa 19-vjeçari pësoi lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për trajtim spitalor.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO MË SHUMË!  Vrau 6 persona dhe plagosi 8 të tjerë/ Autori i masakrës gjendet ...

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes shtetasin L.Ç., 19 vjeç, si dhe një 15-vjeçar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Published inNews