Skip to content

“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë”/ Erion Braçe denoncon rrugët në Tiranë: Janë një kurth, nuk hyn dot një zjarrfikëse (VIDEO)

Deputeti i Erion Braçe ka rikthyer sërish vëmendjen te problematikat urbane në kryeqytet, këtë herë duke ngritur alarmin për sigurinë në një prej zonave më të populluara në Tiranë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe denoncoi situatën pranë zonës së Librit Universitar, ku sipas tij mungesa e aksesit rrugor mund të kthehet në një tragjedi të rëndë në rast emergjence.

Duke e cilësuar zonën si një “lagje kurth” në zemër të Tiranës, deputeti socialist tregoi përmes pamjeve rrugicat e ngushta mes pallateve, ku sipas tij është e pamundur të futet një automjet i Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës.“Zjarri këtu, nëse bie, bën gjëmën. Shiheni vetë. As hyn dhe as del dot një zjarrfikëse. Një zjarr nga brenda, në këtë itinerar që po ndjek unë, bën gjëmën, pjek njerëz”, shprehet Erion Braçe në videon e publikuar.Braçe ka ngritur shqetësimin se ndërtimet e shumta dhe mungesa e planifikimit urban kanë krijuar zona me rrezik të lartë për banorët, sidomos në rast zjarri apo emergjencash të tjera.

READ MORE  Edi Rama zemerthyer ben reagimin urgjent

Denoncimi i tij vjen në një moment kur debatet mbi menaxhimin urban dhe sigurinë në Tirana janë shtuar, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë ndërhyrje nga Bashkia e Tiranës për të shmangur situata që mund të rrezikojnë jetën e banorëve.

Reagimi:

LAGJET KURTH NE MES TE TIRANES-KETU TEK LIBRI UNIVERSITAR, NJE PALLAT ME POSHTE;

Zjarri ketu, nese bie, ben gjemen-SHIHENI;

As hyn e as del dot nje zjarrefikese, nje zjarr nga brenda, ne kete itinerar qe po ndjek une, ben gjemen, pjek njerez.

READ MORE  “Çdo sukses i imi është i yni”/ Belina Pupa rrëfen se si 7 mijë dollarë ndryshuan gjithçka për çiftin

https://www.facebook.com/share/v/18bNzhwCEg/

Published inNews