Skip to content

Durrsaku hajdut hynë në shtëpinë e qytetarit dhe vjedh ç’të mundet

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që, sipas tij, ka ndodhur në banesën e tij, pranë zonës së Markatës së Durrësit.

Sipas denoncimit, një person ka hyrë në oborrin e shtëpisë, ka thyer drynin e magazinës dhe ka vjedhur dy monopatina, një saldatriçe dhe një sharrë drush. Qytetari ka dërguar edhe pamje filmike ku, sipas tij, shfaqet autori i dyshuar.

Ai tregon se një mik i tij e ka identifikuar personin në një video tjetër dhe është përballur me të, por sapo është pyetur për vjedhjen, ai është larguar menjëherë me vrap.TV & Video

READ MORE  Një emigrant shqiptar humb jetën nga një aksident në Greqi

Sipas qytetarit, po atë ditë ai arriti të gjente rastësisht njërën nga monopatinat në rrugët e Durrësit. Personi që e mbante pretendonte se e kishte blerë për 4 mijë lekë dhe i tregoi se ia kishte marrë pikërisht të njëjtit individ. Edhe në këtë rast, sapo autori i dyshuar pa se po i afroheshin, u arratis sërish.

Qytetari shton se autori ka qëndruar për rreth 10 minuta në oborrin e banesës dhe ka tentuar të ndizte edhe motorin që ndodhej aty, por nuk ka mundur ta merrte.

READ MORE  Akuza e RËNDË e të birit për aktorin: Erdhi me dy badigardë, përdorte fjalorin më të ndyrë

Ai kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën se pamjet do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews