Skip to content

Dy të rinj gjenden pajetē brenda makinës në parking

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Pireut në Athinë, ku një vajzë 27 vjeçe dhe një djalë 28 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një makine të parkuar në garazhin e banesës.

Sipas autoriteteve greke, të rinjtë u gjetën nga babai i 28-vjeçarit, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërriti ambulanca, por të rinjtë ishin pa shenja jetë.

Raporti paraprak i mjekut ligjor nuk ka evidentuar shenja dhune në trupat e viktimave.

READ MORE  Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale (dhe fajin e ka administrata)

Hetimet po përqendrohen te mundësia e një helmimi nga gazrat e motorit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se kishte motorin dhe sistemin e kondicionimit të ndezur, ndërsa garazhi ishte i mbyllur.

Në këto kushte, ekspertët po shqyrtojnë pistën se gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

READ MORE  "Nis e dëgjo!" – Arroganca e Ramës, kryefjala e pankartave : "Kur qeveria humb busullën, populli i tregon....(FOTO)
Published inNews