64-vjeçari “kyç” gojën para togave të zeza/ V*au bashkëshorten pak ditë më parë, gjykata lë në b*rg Shtjefën Ziçin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i cili vrau pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi.

Ziçi ka dalë sot para gjykatës, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 9 korrik në Shkodër.

Sipas informacioneve, 64-vjeçari nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik për të përcaktuar gjendjen e të dyshuarit.

READ MORE  Vodhi minibusin dhe tentoi të arratisej, autori aksidentohet për vdekje pak minuta më pas (Video)

Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefën Ziçi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në Shkodër. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë nga autoritetet.