Skip to content

Të shtëna me armë zjarri, vr*ten dy persona, pl*gosen disa të tjerë

Të paktën dy persona u vranë nga disa të shtëna me armë zjarri në një festival në Toronto të Kanadasë. Gjashtë persona u gjetën të qëlluar me armë zjarri, dy prej të cilëve kishin humbur jetën në vendngjarje, raportoi BBC.

Në një konferencë për shtyp, policia tha se kishte pasur një shkëmbim zjarri në festival midis dy individëve dhe se në vendngjarje ishin gjetur dy armë zjarri. Policia ende nuk ka arrestuar askënd, dhe hetimet janë duke vazhduar.

READ MORE  Këngëtarja Remzie Osmani rrëfen historinë e trishtë të jetës: Më kanë ndërruar në spital kur isha foshnjë

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se ishte “i tmerruar” nga të shtënat dhe u ofroi lutjet e tij “familjeve që janë në zi për të dashurit e tyre, atyre që janë në gjendje kritike dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme”.

Midis 11 dhe 12 korrikut, ishte planifikuar të pritej festivali vjetor latin Salsa në St Clair, një festë vjetore që përfshin një mori shfaqjesh muzikore dhe vallëzimi live. Ky vit ishte edicioni i 22-të i festivalit.

READ MORE  LAJM I MADH! Do jepen ndihma deri në 150 Euro! Përfitojnë mijëra familje shqiptare
Published inNews