Skip to content

I vëllai vr au Angjelin Shkambin 9 vite më parë për borxh e nder, shtohen pistat e DYSHIMIT për ek zekutimin e Aleksandër Koçekut

Një tjetër pistë e mundshme është ngritur në lidhje me vrasjen e Aleskandër Koçekut brenda një automjeti ditën e sotme në Shkodër. Ku ndryshe nga sa u raportua deri më tani, dyshohet që ngjarja të ketë lidhje po përsëri me motive hakmarrje, por të lidhura me një tjetër vrasje të ndodhur 9 vite më parë.

Ka qenë Artan Koçeku, i vëllai i Aleksandër Koçekut, ai i cili nnë dhjetor të viti 2017 ka ekzekutuar me 10 plumba Angjelin Shkambin, shkak thuhet të ketë qenë një borxh prej 40 mijë eurosh, sipas Shqiptarja.com.

LEXO KËTË LAJM  TRAGJIKE/ Shembet tuneli në ndërtim e sipër i hidrocentralit, 7 të vdekur dhe 3 të zhdukur

Në dosjen dosjen hetimore, del se Angjelin Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që, nga ana tjetër, ishte i fejuar me një vajzë tjetër. Për të kryer vrasjen Artan Koçeku kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, pasi qe arrestuar për një tjetër vepër penale. Ai thuhet se i kish kërkuar Angjelin Shkambit një takim nëpërmjet “Facebook”, ky i fundit sipas hetimeve merrej me kultivimin e lëndëve narkotike, shpërndante fara hashashi dhe jeppte para borxh.

LEXO KËTË LAJM  Parandalohet vr*sja e bujshme në bregdet! Policia i zë në befasi dy të rinjtë teksa po...

Ky dyshim i ngritur, nuk është konfirmuar nga auotritetet përkatëse të cilat janë ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews