Skip to content

Alarm para Norvegji-Angli, çerekfinalja e Botërorit në rrezik nga …

Ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Norvegjisë dhe Anglisë, e planifikuar të nisë në orën 23:00 në “Miami Stadium”, rrezikon të mos fillojë sipas orarit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas parashikimeve të motit, në zonën përreth stadiumit priten stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike, situatë që mund ta detyrojë FIFA-n të shtyjë nisjen e takimit.

LEXO MË SHUMË!  Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj

Një skenar i tillë nuk do të ishte i pazakontë për Anglinë. Edhe në ndeshjen e luajtur ndaj Meksikës, fillimi i sfidës u shty me një orë për shkak të motit të keq.

Rregullorja e FIFA-s është e qartë në raste të tilla: nëse konstatohet prania e rrufeve brenda një rrezeje prej rreth 8 kilometrash nga stadiumi, ndeshja nuk mund të zhvillohet.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike/ Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në moshën 24-vjeçare

Futbollistët duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 30 minuta, ndërsa më pas u jepen edhe 15 minuta shtesë për nxehjen, përpara se loja të rifillojë ose të nisë.

Published inSport