Skip to content

U kap me 4.4 kilogramë ma*ijuanë, ar*estohet shqiptari i shpallur në k*rkim në Itali! Në p*anga edhe bashkëpunëtori italian

Një 57-vjeçar shqiptar dhe një 42-vjeçar italian janë arrestuar nga karabinierët e Policisë në Bolonja, pasi u kapën në posedim të 4.4 kilogramëve marijuanë.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë patrullimeve në zonën e Valsamoggias, efektivët vunë re një automjet që lëvizte me shpejtësi, duke ngritur dyshime. Pas ndalimit të mjetit, dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 57-vjeçar dhe një italian 42-vjeçar, të dy me precedentë penalë, shfaqën shenja të forta nervozizmi.

LEXO MË SHUMË!  Vrasja në Shkodër, ky është 62-vjeçari që qëlloi për vdekje me armë zjarri gruan e tij (Foto)

Gjatë kontrollit, karabinierët konstatuan një erë të fortë që dyshohej se vinte nga lëndë narkotike. Më pas, në bagazhin e automjetit u gjetën 4.4 kilogramë marijuanë të fshehura në pjesën e pasme.

Nga verifikimet rezultoi se 57-vjeçari shqiptar ishte gjithashtu i shpallur në kërkim prej rreth një viti nga Zyra e Zbatimit të Dënimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Bolonjës. Ai duhej të vuante një dënim prej tetë muajsh burg për veprën penale të arratisjes, të kryer në vitin 2020 në Ravenna.

LEXO MË SHUMË!  “Lajm i fundit: Tr*nditet Policia , humb jetën trgjikisht efektivi 35-vjeçar!”

Me urdhër të Prokurorit të Bolonjës, të dy të arrestuarit u dërguan në burgun “Rocco D’Amato”, ku do të përballen me procedurat gjyqësore. Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetime për të identifikuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike të sekuestruar.

Published inNews