Skip to content

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku, baba i tre fëmijëve (EMRI/Foto)

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Përmetit, ku ushtaraku Laert Ramadani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ramadani, i lindur në Piskovë të Përmetit dhe për shumë vite pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, humbi betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

LEXO MË SHUMË!  Merr vendimin ‘FINAL’, Edi Rama ''shtang'' socialistët me atë që sapo vendosi

Mësohet se ushtaraku ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Largimi i tij i parakohshëm nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Laert Ramadani ishte një ushtarak me një karrierë të pasur, gjatë së cilës mori pjesë edhe në disa misione jashtë vendit.

LEXO MË SHUMË!  Vrau dy basketbollistët e “Skënderbeut” për një vajzë, i "forti" i bandës së “5 dyqaneve” Damiano Toshi drejt lirisë? Gjykata e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm

Published inNews