Skip to content

LAJM I KEQ/Euro ‘pikiatë’ në rekord historik, ja me sa këmbehet

Euro po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut. Këtë të premte valuta evropaine preku nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 93.7 lekë, ose 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Më 8 korrik në komisionin e Nismave Qytetare guvernatori Gent Sejko u shpreh se ky zhvlerësim ka ardhur për shkak të turizmit, remitancave dhe investimeve që kanë sjellë fluks valute në tregun tonë, dhe se ndërhyrjet e tyre në treg bëhen vetëm për të garantuar stabilitetin financiare.

LEXO MË SHUMË!  Mafia shqiptare harron k*kainën: Drigjon kontrabandën e karburantit në Ekuador! Zbardhet skema

Kjo rënie nuk duket të ketë fund, përsa kohë vendi ka hyrë në pikun e sezonit veror dhe prurjet valutore vetëm sa shtohen.

Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, importet bëhen më të lira dhe ulen kostot për bizneset që blejnë mallra jashtë vendit, por jep efekt pozitiv edhe për borxhin e huaj apo kreditë në valutë duke i bërë më të lira këstet e kthimit. Nga ana tjetër, eksportuesit që marrin të ardhurat në euro apo familjet që marrin remitanca, përballen me të ardhura më të ulëta kur i konvertojnë në lekë.

LEXO MË SHUMË!  Thasët të mbushur plot, çfarë po largojnë punonjësit nga zyrat e Kuvendit?! (Video)

Brenda 1 dekade euro ka humbur rreth 31.5% të vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar, pasi në korrikun e 2016-ës një euro kushtonte 137 lekë.

KURSI I KËMBIMIT TË EUROS

Korrik 2016 1 €=137 lekë

Korrik 2021 1 €=122 lekë

Korrik 2026 1 €=93.7 lekë

Published inNews