Çfarë po ndodh? Noizy del me një paralajmërim urgjent për fansat

Reperi shqiptar, Noizy ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke paralajmëruar ndjekësit e tij për profile të rreme që përdorin emrin e tij për të promovuar kazino online.

“Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha.”

Me këtë reagim, Noizy u ka bërë thirrje fansave të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e skemave mashtruese që përdorin identitetin e tij pa autorizim për të tërhequr përdorues në platforma të dyshimta.

READ MORE  A i dha fund moderimit të Ferma VIP? Reagon njëherë e mirë Arbana Osmani