Skip to content

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku u ndal te masat e reja të miratuara nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Ministrja theksoi se dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e periudhave kontributive për ndihmësit personalë janë angazhime të parashikuara në programin qeverisës “Shqipëria 2030”, në kuadër të politikave për forcimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjes së familjeve.

READ MORE  Nuk pranoi të punonte si prost*tutë, Sokoli v ret gruan 19-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj

Me Aktin Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre masave. Nga 1 korriku 2026 dyfishohet pagesa mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë, të cilët kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Ministrja Sala nënvizoi se kjo është hera e parë që mbështetja shtrihet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke garantuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet.

READ MORE  “Rinia shqiptare, do të jetë deri në dorëheqje”/ E reja nga protesta: Nuk do të heshtim përballë padrejtësive

Gjatë takimit, Ministrja vlerësoi edhe modelin e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, si një shembull të shërbimeve sociale të ofruara pranë komunitetit, që ndihmojnë përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo fëmije.

Published inNews