Skip to content

Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri.TV & Video Equipment

LEXO MË SHUMË!  VIDEO e re nga pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë/ Momenti kur ‘Mand dhelpra’ doli me qese të zezë, çfarë kishte në to?

“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë” tha Rama.

Samiti në Tiranë ishte parashikuar të mbahej në Tiranë në qershor 2027, por Rutte nuk përcaktoi ende afat kohor, duke thënë se do të vendoset në vijim.

LEXO MË SHUMË!  Ky është shoferi që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-Foto)

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

Published inNews