Skip to content

Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, shuhet profesor Agim Kolasi

Një lajm që ka mbuluar me dhimbje bluzat e bardha dhe më gjerë ka ardhur nga Spitali Universitar i Traumës. Me hidhërim të thellë, Shërbimi i Neurokirurgjisë ka njoftuar ndarjen nga jeta të Prof. Agim Kolasit, një prej figurave dhe pinonierëve të mjekësisë shqiptare.

Ikja e tij shënon jo vetëm humbjen e një mjeku të jashtëzakonshëm, por edhe të një mendjeje të rrallë, një pedagogu frymëzues dhe një njeriu që i dha kuptim fjalës “mision” në profesionin e tij.

I lindur në Kolonjë, vendlindjen që e mbajti gjithmonë në zemër, Prof. Kolasi u formua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe në vitet ’70 u specializua për neurokirurgji në Kinë. Me rikthimin në atdhe, ai nuk solli vetëm dije, por një vizion të ri për mjekësinë shqiptare.Në vitin 1972, ai hapi repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Ushtarak, duke vendosur themelet e një shërbimi që do të ndryshonte fatin e qindra e mijëra pacientëve. Ishte ndër të parët që realizoi ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale dhe aplikoi metoda moderne diagnostike në Shqipëri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mjekësisë.

READ MORE  Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin

Gjatë jetës së tij, Prof. Kolasi realizoi mijëra operacione dhe dha një kontribut të çmuar në studimet shkencore, duke u bërë një udhërrëfyes për breza të tërë mjekësh. Por mbi të gjitha, ai ishte një njeri që e vendosi gjithmonë pacientin në qendër, duke jetuar sipas parimit të tij të palëkundur: “Salus aegroti suprema lex esto” shëndeti i pacientit mbi gjithçka.

“Sot, ndërsa e përcjellim në përjetësi, e dimë se ai nuk largohet plotësisht. Sepse, siç thoshte vetë: “Njeriu jeton për aq kohë sa kujtohet me dashuri dhe nderim”. U prehtë në paqe profesori ynë i dashur. Drita që ai ndezi në ne, do të vazhdojë të ndriçojë përherë”, shkruan ndër të tjera Fatos Olldashi Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në SUT.

READ MORE  Dita e 19 e protestës qytetare, policia bën tjetër lëvizje të fortë kundër protestuesve

Published inNews