Skip to content

Zjarri në Shëngjin, plagoset pasagjeri i një makine që po kalohet afër flakëve, transportohet për në spital

Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit këtë të premte, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë të Lezhës. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

U mësua se flakët po përhapen për shkak të erës së fortë që po fryn, ndërsa zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë pranë vatrës për shkak të terrenit.Një person ka mbetur i lënduar, pasi gjatë zjarrit pati edhe një shpërthim brenda vatrës dhe disa copa druri janë hapur në zonë.

READ MORE  “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Aktivistët paralajmërojnë: Kemi ca zëra brenda PS-së...

ndërsa dyshohet se një copë guri plagosi pasagjerin e një makine që po udhëtonte në drejtim të Shëngjinit.

I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa po verifikohet arsyeja e plagosjes së tij.

Published inNews