Skip to content

E paprecedentë, FIFA reagon zyrtarisht për golin e anuluar të Kroacisë ndaj Portugalisë: Arbitri …(Video)

FIFA ka reaguar zyrtarisht për golin e anuluar të Kroacisë, që do të dërgoi sfidën me Portugalinë në rezultatin 2-2. Bëhet fjalë për një rast të paprecedent në Botëror ku hyri në punë teknologjia, pikërisht përmes topit.

“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball Technology’, e integruar në topin zyrtar të ndeshjeve adidas Trionda të Kupës së Botës FIFA, u vërtetua se pati kontakt me topin nga lojtari i Kroacisë, Igor Matanoviç(numri 20), gjatë ndërtimit të aksionit që çoi te goli kundër Portugalisë. Kjo i mundësoi arbitrit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe ta anulonte golin.

READ MORE  Fallxhorja "NDEZ" tifozët! Bën parashikimin e madh: Alienët do të pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI-ja ...

Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë në gjendje të zbulojnë edhe prekjen më të vogël të topit. Kjo u shfaq për shikuesit gjatë transmetimit përmes një grafike të quajtur ‘heartbeat’ (‘rrahja e zemrës’), duke u dhënë zyrtarëve të ndeshjes një nivel të paprecedentë të dhënash për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s pas ndeshjes së fituar nga Portugalia.

READ MORE  “Babai i Messit ka vdekur”/ Dha lajmin e rremë gjatë ndeshjes së Botërorit, prezantueses i ndodh ajo që nuk i shkontë në mendje

Sfida e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Spanjës. Ky takim vlen për fazën 1/8.

Goli i anuluar me VAR: (VIDEO)

Published inSport