Skip to content

Rrebeshe të forta shiu! Kujdes në ditët që po vijnë!

Pas kulmit të valës së të nxehtit, moti në Shqipëri pritet të freskohet lehtë duke filluar nga dita e sotme (e enjte), me një ulje të temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të shiut në formën e rrebesheve lokale.

Sipas sinoptikanes Anira Gjoni, temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 32°C gjatë së enjtes dhe të premtes, ndërsa në fundjavë pritet një rritje graduale deri në 34°C.

READ MORE  Edi Rama ju jep lajmin e KEQ socialistëve, sipas sondazhit ja sa përqind e duan qeverinë sot

Megjithatë, temperaturat minimale do të mbeten mbi 21°C, duke bërë që vendi të vijojë të përjetojë netë tropikale.

Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave verore, të shkaktuara nga avullimi i lartë pas ditëve me temperatura ekstreme. Këto zhvillime atmosferike do të sjellin edhe një zbutje të vapës, megjithëse nuk pritet një ndryshim i madh i motit.

Gjatë ditëve të fundit, temperaturat më të larta janë regjistruar në Fier, Berat, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, me vlera që kanë arritur deri në 36-37°C.

READ MORE  KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Protestuesi goditet dhe tërhiqet zvarrë gjatë përplasjes (VIDEO)

Sipas meteorologëve, edhe pse vala më intensive po largohet, korriku pritet të mbetet një muaj i nxehtë, me temperatura që në javët në vijim mund t’i afrohen sërish 40°C.

Published inNews