Skip to content

Tronditet vendi, kërcet arma, raportohet për 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në qendër të Podujevës. Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin ku u raportuan të shtënat për të siguruar perimetrin dhe për të nisur hetimet.

Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, rreth orës 13:30 policia ka marrë njoftimin për të shtëna me armë zjarri në Podujevë dhe patrullat janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

READ MORE  “Na e shuan shtëpinë, duam drejtësi!”/ Babai dhe gjyshja e 13-vjeçarit thyejnë heshtjen mes lotësh: Si e morëm vesh lajmin e tmerrshëm

Nga informacionet e para dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të lënduarve.

Ndërkohë, njësitet policore vijojnë veprimet operativo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet janë ende në fazën fillestare.

READ MORE  E RËNDË/ Hetimi për zhdukjen e një personi, vihet në pranga shefi i policisë
Published inNews