Skip to content

Vjen njoftimin që nuk do donim ta dëgjonim! Policia jep lajmin e keq për Tiranën

Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT (te dhena te cilat burimin zyrtar e kane nga Policia e Shtetit), muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.

Edhe në pesë muajt e parë të vitit numri i aksidenteve është rritur. Nga janari në maj janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ose 3.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat policore japin nje lajm te keq per kryeqytetin e Shqiperise. Keshtu, rritja më e madhe e aksidenteve është regjistruar në Tiranë, ku numri i aksidenteve në muajin maj u rrit nga 30 në 53. Ky eshte nje lajm qe askush qe jeton ne Tirane nuk do donte ta degjonte pasi prek drejtperdrejte sigurine rrugore.

READ MORE  Lajmi i keq per Berishen nje dite pas rizgjedhjes ne krye te PD

Në rritje rezultojnë edhe Durrësi dhe Vlora, me nga 11 aksidente secili, kundrejt 7 një vit më parë. Rritje ka pasur edhe në Elbasan, nga 6 në 7 aksidente, si dhe në Berat, ku është regjistruar një aksident, ndërsa në maj të vitit të kaluar nuk ishte shënuar asnjë.

Ndërkohë, në disa qarqe është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve. Shkodra ka shënuar rënien më të madhe, nga 13 në 7 aksidente, ndërsa ulje kanë pasur edhe Lezha, nga 15 në 11, Korça nga 9 në 6 dhe Gjirokastra nga 8 në 5. Në Fier dhe Dibër numri i aksidenteve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa Kukësi ka regjistruar po aq aksidente sa një vit më parë.

READ MORE  Për çfarë e ka fjalën? Protestuesi: Pas 15 ditësh jemi gati të fillojmë me planin B, nëse duhet do rrethojmë ...

Keshtu 94% e aksidenteve të regjistruara gjatë muajit maj kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 30.8% të drejtuesve të përfshirë në aksidente. Dita e diel rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa harku kohor 08:00-12:00 mbetet periudha kur ndodhin më shumë aksidente rrugore.

Published inNews