Skip to content

E trishtë, ndërron jetë intelektuali i njohur në vend! (EMRI/Foto)

Një lajm i trsihtë ka ardhur nga Saranda, ku inxhinieri Kristo Jovani është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, Shoqata Saranda e cila i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të të ndjerit Jovani për humbjen e njeriut të zemrës.

Inxhinieri është babai i dy vajzave Marjana dhe Eftit dhe i djalit Andreas.

Po kush ishte Kristo Jovani?

Kristo Jovani lindi më 7 prill 1943 në Gjirokastër. Fëmijërinë e kaloi në fshatin Jergucat, ku jetoi deri në fillimin e shkollës 8-vjeçare. Më pas ai shkon në Delvinë, ku vazhdon arsimin 8-vjeçar, duke dëshmuar që herët një dëshirë të madhe për dije dhe arsimim.

READ MORE  Tërmeti ‘shkund’ vendin/ Ja sa ishte magnituda, dhe ku u regjistrua epiqendra

Shkollën e mesme e kreu në Përmet me rezultate të shkëlqyera. Më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën e Inxhinierisë Kimike.

Pas përfundimit të universitetit u rikthye në Delvinë, ku u emërua inxhinier në Frigoriferin e Delvinës.

Në vitin 1983 u transferua në Sarandë, ku u emërua drejtor i Ndërmarrjes së Grumbullimitx detyrë që e kreu me shumë përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm, duke fituar respektin e të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, nga drejtuesit deri te punonjësi më i thjeshtë.

READ MORE  Meri paralajmeron keto shenja, behuni gati

Përveç profesionit të tij si inxhinier, Kristoja dallohej edhe për njohuritë e thella në fushën e ekonomisë, si dhe për urtësinë, korrektësinë e tij.

Published inNews