Skip to content

Përplasja e frikshme e 2 makinave, dy të plagosur nisen drejt spitalit me urgjencë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

LEXO MË SHUMË!  “Prona nuk është kthyer”/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

LEXO MË SHUMË!  E trishtë! Ndahet nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Fadil Gashi
Published inNews