Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tronditet vendi, të shtëna me armë, dyshohet për të plagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Pogradec, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Policisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është goditur me armë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Brian Syzo është një emër i njohur për organet e rendit, pasi rezulton me precedentë penalë, kryesisht për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

READ MORE  Te gjithe qe kane nje makine do paguajne me pak per SIGURACIONIN, vetem nese…

Gjithashtu, ai është përfshirë edhe në disa konflikte të mëparshme në qytetin e Pogradecit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes, për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë ngjarje. Deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e incidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Published inNews