Skip to content

SPAK drejt zbulimit të medias shqiptare të ndërtuar nga krmi!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet në kuadër të një procedimi për pastrim parash dhe veprimtari të dyshuara kriminale, ku në fokus është vendosur edhe krijimi i një mediaje audiovizive në Shqipëri.

Sipas burimeve hetimore, nga analizimi i komunikimeve të siguruara përmes platformës Sky ECC dhe verifikimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është konstatuar krijimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, e regjistruar në pronësi të Besnik Myftarit.

Hetuesit dyshojnë se Myftari, ish-drejtues i lartë në Top Channel, aktualisht ndodhet i fshehur në Francë.

LEXO KËTË LAJM  E bujshme! Edi Rama bën gati shkarkimin e Ministrit të madh, do emërojë politikanin e madh që mbrojti shqiptarët

Sipas të dhënave paraprake, SPAK po verifikon burimin e financimeve dhe lidhjet e mundshme të medias me anëtarë të një grupi kriminal.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në këtë media janë punësuar rreth 10 gazetarë të njohur të tregut mediatik shqiptar.vParalelisht, SPAK po shqyrton edhe procedurat e ndjekura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për licencimin e televizionit dhe radios, pasi ekzistojnë dyshime se licenca mund të jetë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe nën ndikimin e veprimeve korruptive.

LEXO KËTË LAJM  Vrau dy basketbollistët e “Skënderbeut” për një vajzë, i "forti" i bandës së “5 dyqaneve” Damiano Toshi drejt lirisë? Gjykata e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm

Sipas burimeve, në komunikimet e zhvilluara me anëtarë të grupit kriminal, Besnik Myftari i ka informuar ata se kishte siguruar licencën për median, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin skualifikuar nga gara.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të përfshirë, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen dhe funksionimin e medias.

Mësohet se për radion, Myftari i ka kërkuar grupit kriminal 90 mijë euro.

Në listën e gazetarëve të punësuar në median e grupit krimianl edhe ish-këshilltari i ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Published inNews