Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.
Shoferi i njërit mjet ishte ndjekur nga një parking disa minuta para aksidentit për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.
Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital.
Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
