Skip to content

I FUNDIT/ Tërmeti i fortë godet Beratin, ja sa ishte magnituda (Detajet e para)

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Sinjës, në Bashkinë Berat.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar në orën 14:43 dhe ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, çka e ka bërë atë të ndihet nga banorët e zonës dhe në disa vendbanime përreth.

READ MORE  Priti për vite drejtësinë për martesën, por humbi gjithçka! Historia prekëse e gruas që mbeti pa trashëgimi

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e tërmetit.

Gjithashtu, autoritetet vendore nuk kanë njoftuar për incidente apo probleme të shkaktuara nga lëkundja. Megjithatë, institucionet përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin informacionet zyrtare në rast se do të ketë zhvillime të reja.

Published inNews