Skip to content

Sherri në qeli “fundos” të dënuarin përjetë, operacion blic në Burgun e Durrësit, e frikshme çfarë i zbulohet vrasësit që ekzekutoi ish-bashkëshorten

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në Burgun e Durrësit, institucion që prej javësh ndodhet në “lupë” pas urdhrit të prerë të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Aksioni u ndërmor pas një konflikti verbal mes dy të dënuarve që ndanin të njëjtën qeli, çka vuri në lëvizje shërbimet e sigurisë për të ushtruar kontrolle të menjëhershme.

Kontrollet u përqendruan në katin e tretë, sektori 1 i institucionit dhe gjatë verifikimeve në qeli u sekuestrua një telefon celular i markës iPhone, së bashku me karikuesin e tij.

Sipas informacioneve, dyshohet se aparati i përkiste të dënuarit Elton Metaj. Rasti është dokumentuar dhe pritet të hetohet për të zbardhur mënyrën se si telefoni ka hyrë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Burime pranë institucioneve ligjzbatuese bëjnë me dije se kontrollet në burgje do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve penitenciare.

READ MORE  Përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, Gjykata e Lartë në Greqi merr vendimin

Kush është Elton Metaj:

Elton Metaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj, një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator të vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore, krimi ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit 2021, kur Metaj shkoi në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes, i armatosur me një armë automatike. Ai hapi zjarr ndaj 23-vjeçares, e cila ndodhej në shtëpi së bashku me familjarët.

Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin martuar në vitin 2017 dhe nga kjo martesë kishin një vajzë. Marrëdhënia e tyre u ndërpre në vitin 2020, pasi, sipas hetimeve, Sabrina ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës në familje, duke u zhvendosur me vajzën në shtëpinë e prindërve.

READ MORE  Dh*nohet me sende të forta dhe qytë pist*lete në kokë drejtori i AKU-së

Edhe pas ndarjes, Metaj vijoi ta kërcënonte ish-bashkëshorten. Një vit para vrasjes, ai u arrestua pasi dyshohej se kishte kanosur me armë Sabrina Bengajn dhe familjarët e saj. Pas këtij episodi, Gjykata e Fierit lëshoi një urdhër mbrojtjeje në favor të 23-vjeçares, me afat deri më 14 tetor 2021.

Megjithatë, përpara se të përfundonte afati i urdhrit të mbrojtjes, Metaj u rikthye në banesën e prindërve të Sabrinës, i armatosur. Sipas hetimeve, pasi e reja i kërkoi të dilnin jashtë për të mos alarmuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.

Published inNews