Skip to content

Aksident i rëndë mes tri makinave, disa të plagosur

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë kërkuar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

READ MORE  Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova
Published inNews