Skip to content

Veprimi i papritur i Edi Ramës ndaj protestuesve

Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.
Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamengot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit.

READ MORE  Durresi trnditet serish nga aksidentet, makina permbyset ne mes te qytetit, babe e bir…

Lëvizja ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku është komentuar gjerësisht nga komentuesit.
Protestat të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 26-të, nisën fillimisht me kërkesën për të ndalur ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur të Zvernecit, një habitat i rëndësishëm ku strehohen mijëra flamingo. Pikërisht nga ky simbol lindi edhe pagëzimi i lëvizjes qytetare si “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithatë me kalimin e ditëve lista e kërkesave të protestuesve është zgjeruar, duke përfshirë çështje të tjera që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike. Ndër kërkesat kryesore që vijon të artikulohet në protestë mbetet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

READ MORE  1 polic u vra dhe 1 tjetër mbeti i plagosur/ Nëna e vrasësit të policit në Maliq flet për herë të parë

Published inNews