Skip to content

“Të bllokojmë Parlamentin”/ Revolta masive qytetare, aktivisti zbulon skenaret

“Më irriton arroganca e Ramës”. Kështu u shpreh aktivisti Erlis Sina i ftuar ne interviste televizive, kur u pyet pse po proteston në shesh për të 26-ën ditë.

Ai shtoi gjithashtu se pagat e ulëta dhe vështirësia e blerjes së një apartamenti në Shqipëri janë ndër arsyet kryesore të pakënaqësisë së tij.

Sipas Sinës, protesta duhet të devijojë nga forma aktuale, jo të jetë vetëm paqësore, duke sugjeruar bllokimin e Parlamentit.

READ MORE  Vjen lajmi urgjent! Shi e furtuna të frikshme, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Çfarë të bën ty të protestosh kundër Ramës?

Sina: Më irriton arroganca e qeverisë, arroganca e Ramës. Pas fitores së pushtetit, vazhdon të tregojë që ka marrë vota. Unë jam 36 vjeç dhe punoj prej 16 vitesh dhe e kam të pamundur të blej një apartament.

Si mund ta blej? Duhen të paktën 150 mijë euro për një apartament edhe në periferi. Dhe me këto rroga më duhen gati 18 vite.

READ MORE  Çfarë po ndodh tek Kryeministria?! Qytetari hipën me makinë në trotuar, shkelmon derën e kryeministrisë (Video)

Ne e treguam që dimë të bëjmë protestë paqësore. Por tani duhet të ndryshojë protesta. Unë, them që një ditë të bllokojmë Parlamentin.

Sepse nuk mund të vazhdojë Parlamenti sikur s’ka ndodhur asgjë.

Published inNews