Skip to content

Tragjike/ U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar (EMRI/Foto)

Futbolli francez është në zi pas vdekjes së talentit të ri Kenzo Kies, i cili humbi jetën në moshën 21-vjeçare pasi u mbyt në lumin Rhône në Francë.

Kies, pjesë e skuadrës rezervë të Guingamp, u nxor nga uji në gjendje kritike nga ekipet e shpëtimit pranë zonës së Lionit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital.

Sipas raportimeve, futbollisti kishte hyrë në lumë së bashku me tre miq për t’u freskuar nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Francën ditët e fundit. Në disa rajone temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius.

READ MORE  “Babai i Messit ka vdekur”/ Dha lajmin e rremë gjatë ndeshjes së Botërorit, prezantueses i ndodh ajo që nuk i shkontë në mendje

Shërbimet e emergjencës arritën të shpëtonin tre personat e tjerë, ndërsa Kies ishte i fundit që u gjet në ujë.

Vdekja e tij vjen në një periudhë kur vala e të nxehtit ka shkaktuar dhjetëra viktima në Francë. Autoritetet franceze kanë raportuar rreth 40 raste mbytjesh që lidhen me temperaturat e larta që nga fundi i javës së kaluar.

Kies ishte formuar në akademitë e njohura të Olympique Lyonnais dhe AS Saint-Étienne, përpara se t’i bashkohej Guingampit vitin e kaluar.

READ MORE  ‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin: Babai i yllit argjentinas ndodhet në ...

Klubi i Guingamp reagoi me një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit të ri dhe duke garantuar mbështetje të plotë për familjen e tij në këtë moment të vështirë.

Edhe Saint-Étienne i kushtoi një homazh ish-lojtarit të akademisë së saj, duke e përshkruar si një futbollist të talentuar dhe një djalë të respektuar nga të gjithë.

Klubi ka bërë të ditur se po planifikon një ceremoni përkujtimore në Stade Geoffroy-Guichard në fillim të sezonit të ardhshëm, për të nderuar kujtimin e Kenzo Kies.

Published inSport