Skip to content

Aksident i frikshëm në vend, përplasen dy automjete, katër të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë Urës së Milotit, ku janë përfshirë në përplasje dy automjete, një “Volkswagen” dhe një “Audi”.

Nga goditja e fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO KËTË LAJM  Humb jetën pasi bie nga lartësia një burrë, Policia jep detaje

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore urgjente dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

LEXO KËTË LAJM  Tragjike në plazh, 18-vjeçari u gjet pa shenja jete në ujë
Published inNews