Skip to content

Fallxhorja “NDEZ” tifozët! Bën parashikimin e madh: Alienët do të pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI-ja …

Një deklaratë e pazakontë nga një spiritualiste braziliane ka shkaktuar debat dhe humor në rrjetet sociale në prag të ndeshjes së Grupit C të Kampionatit Botëror 2026 mes Skoci dhe Brazil, e cila do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”.

Sipas Vó Bahiana (Elisângela de Souza), një lexuese taroti me miliona ndjekës në Instagram, ajo pretendon se ka parë në ëndërr një skenar ku gjatë ndeshjes mund të zbresin anije kozmike në fushë dhe të ndodhin rrëmbime nga qenie jashtëtokësore.

Ajo ka deklaruar se “pashë shumë britmë, shumë qarje dhe lot”, duke i bërë thirrje ndjekësve të saj të shmangin stadiumin gjatë ndeshjes. Në disa nga postimet e saj, ajo ka folur gjithashtu për praninë e “qenieve reptiliane”, duke e kthyer paralajmërimin në një fenomen viral në rrjet.

READ MORE  RRJEDHJE INFORMACIONI / Botohet komunikimi sekret i deputetëve socialistë për protestën

Reagimet nuk kanë munguar, veçanërisht nga tifozët skocezë, të cilët e kanë trajtuar situatën me humor. Një tifoz ka shkruar në rrjetet sociale:

“Sigurohuni që ‘rrëmbimi nga alienët’ të jetë i përfshirë në siguracionin tuaj të udhëtimit.”

Ndërsa një tjetër ka shtuar me ironi:

“Nëse alienët zbresin dhe marrin me vete të gjithë lojtarët brazilianë, atëherë kjo ndeshje është e jona, ne fitojmë!”

READ MORE  Moderatori i njohur trondit me lajmin: Kam kancer, është agresiv…

Pavarësisht zhurmës në rrjet, autoritetet amerikane, përfshirë FBI dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), kanë deklaruar se nuk ka asnjë informacion apo rrezik real që mbështet një ngjarje të tillë, duke e cilësuar situatën pa bazë shkencore apo sigurie.

Organizatorët e turneut dhe autoritetet lokale në Miami vijojnë përgatitjet normalisht, duke u fokusuar në protokollet standarde të sigurisë për ndeshjen.

Published inNewsSport