Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi përmes një komenti në Facebook shpreh miratimin e tij për shqetësimet e ngritura nga i themeluesi i FRESSH, Ilir Zela i cili sot i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pasi vendi u përfshi nga protestat masive të cilat kanë hyrë në ditën e 25-të.
“Të lumtë Ilir! Zëre se e kam shkruar unë”, shprehet ai, teksa mbështet argumentin e Zelës për largimin e Ramës.
Thoma Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.
Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.
