Kryepolici Hita ka emëruar shef komisariati në Malësinë e Madhe, oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çekën.
Çeka vlerësohet si një ndër oficerët më me perspektivë dhe të talentuar në Policinë e Shtetit, ku në detyrat që ka mbajtur ndër vite ka spikatur duke arritur rezultate të larta.
Hita i ka besuar Çekës një nga detyrat më të rëndësishme të shefit të komisariatit me objektivin tolerancë zero ndaj kultivimit, pasi së fundmi në Malësinë e Madhe u zbuluan parcela me kanabis.
Ndërkohë shef komisariati në Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.
Po ashtu Hita ka emëruar edhe drejtorin e ri të Kufirit në Tiranë, drejtues Boke Bodini.
