Skip to content

Ngjarje e rëndë/ Konflikti familjar përfundon me gjashtë viktima

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin amerikan të Iowa-s, ku gjashtë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas autoriteteve policore, ngjarja e rëndë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje familjare, ku agresori pasi ekzekutoi pesë persona, vrau edhe veten.

I dyshuari për këtë krim makabër është identifikuar si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç, ndërsa të gjitha viktimat besohet se janë anëtarë të familjes së tij.

Policia u njoftua për të shtënat menjëherë pas mesditës të së hënës (sipas kohës lokale). Ngjarja u zhvillua në disa lokacione të ndryshme. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri. Pasi kishte kryer vrasjet, 52-vjeçari ishte larguar nga banesa përpara mbërritjes së policisë. Ai u gjet pak më vonë nga zyrtarët, i vdekur nga një plagë e vetë-shkaktuar me armë zjarri.

READ MORE  VIDEO/ Panik në Manhattan! Makina shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima

Gjatë hetimeve në terren, detektivët gjetën një burrë tjetër të vdekur nga arma e zjarrit në një banesë tjetër.Kërkimet e mëtejshme i çuan oficerët drejt një biznesi lokal, ku u gjet edhe viktima e pestë e kësaj tragjedie, po ashtu e qëlluar për vdekje.

Policia konfirmoi se autori, Ryan Willis McFarland, kishte precedentë të mëparshëm penalë, mirëpo nuk u dhanë detaje specifike se për çfarë vepër bëhej fjalë.

READ MORE  Te gjithe qe kane nje makine do paguajne me pak per SIGURACIONIN, vetem nese…

Për shkak të fazës fillestare të hetimeve dhe respektit ndaj familjarëve, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur moshën apo identitetin e viktimave, duke u mjaftuar me faktin se të gjithë ishin të afërm të 52-vjeçarit. Detektivët po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet e kësaj masakre.

Published inNews