Skip to content

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i tyre karakteristik

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet para Kuvendit, ndërsa në sallë vijon seanca.

Rama thotë se tashmë ‘protesta e bukur, ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.

READ MORE  Vrasja e vëllezërve Alikaj, familjari: Çaka dhe Spahiu u liruan, u prishën provat! Ja kush e di të vërtetën
Published inNews