Skip to content

I FUNDIT/ Tensionet në protestë, reagon me urgjencë Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet para Kuvendit, ndërkohë që brenda godinës po vijon seanca parlamentare.

Në reagimin e tij, Rama u shpreh se protesta, e cila sipas tij në fillim kishte një karakter qytetar dhe paqësor, tashmë ka ndryshuar rrjedhë.

Ai theksoi se “protesta e bukur” ia ka lënë vendin “filmit të vjetër të konfliktit, sherrit dhe dhunës”, duke kritikuar përshkallëzimin e situatës dhe incidentet e ndodhura gjatë tubimit.

READ MORE  Skandal/ Mësuesja aku zohet për marrëdhënie se*suale me dy djemtë e adoptuar, arrestohet 35-vjeçarja

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.

Published inNews