Skip to content

Mjeti nuk ishte me shpejtësi por…/ DETAJE, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Grupi hetimor i policisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak të shoferit 36 vjeçar Redion Hasimi. Kjo pasi drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka tentuar të ndalojë mjetin, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do e përcaktojë me saktësi shkakun.

Drejtuesi i mjetit bënte thuajse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas.

READ MORE  Ia vrau djalin pa mëshirë, zbulohen fjalët TRONDITESE që vrasësi u tha prindërve të Eglantit!

Nga verifikimet e policisë 36-vjeçari nuk rezulton se po lëvizte me shpejtësi tej normave. Në autostradë shpejtësia është 100 k/h ndërsa mjeti shpejtësinë maksimale e ka 110km/h.

Policia rrugore e Tiranës ka kryer verifikime dhe nuk rezulton se shoferi të ketë qenë problematik apo me shkelje rrugore të konstatuara.

Published inNews