Skip to content

Dalin hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak, nuk janë konstatuar shenja frenimi, ja sa ka qenë shpejtësia

Grupi hetimor i policisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak të shoferit 36 vjeçar Redion Hasimi.

Kjo pasi drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka tentuar të ndalojë mjetin, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do e përcaktojë me saktësi shkakun.

Drejtuesi i mjetit bënte thuajse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas.

READ MORE  Sot protesta e 6 qytetare/ Vijon revolta para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqjen e Ramës, ja 5 kërkesat për qeverinë

Nga verifikimet e policisë 36-vjeçari nuk rezulton se po lëvizte me shpejtësi tej normave. Në autostradë shpejtësia është 100 k/h ndërsa mjeti shpejtësinë maksimale e ka 110km/h.

Policia rrugore e Tiranës ka kryer verifikime dhe nuk rezulton se shoferi të ketë qenë problematik apo me shkelje rrugore të konstatuara.

Published inNews