Skip to content

Protestë për dorëheqjen e tij prej më shumë se 30 ditesh, Rama jep lajmin e mirë, rrisim pagat për këtë kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për sistemin shëndetësor gjatë ceremonisë së inaugurimit të rikonstruksionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke deklaruar se transformimi i këtij sektori është i dukshëm për këdo që dëshiron ta shohë.

Sipas kreut të qeverisë, materniteti tashmë ofron ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe me standarde bashkëkohore për nënat dhe të porsalindurit, ndërsa investimet në shëndetësi do të vijojnë.

READ MORE  Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita, bën reagmin URGJENT

Rama paralajmëroi gjithashtu një tjetër rritje pagash për personelin mjekësor, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë mbështetjen për “bluzat e bardha”.

“Ne do të vazhdojmë t’i rrisim pagat”, deklaroi kryeministri gjatë fjalës së tij.

Duke u ndalur te kushtet në maternitet, ai u shpreh se hapësirat e reja e bëjnë më cilësor shërbimin dhe më të lehtë qëndrimin për nënat dhe foshnjat.

Kreu i qeverisë foli edhe për numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike, duke theksuar se në sistemin shëndetësor shqiptar kryhen afro 100 mijë ndërhyrje në vit.

READ MORE  E fundit! Qeveria merr vendimin, rriten papritur shumë më tepër se pritej pensioni

Sipas tij, pavarësisht rasteve të izoluara të abuzimit apo ryshfetit, puna e mjekëve dhe infermierëve nuk duhet të njolloset nga veprimet individuale.

Published inNews