Skip to content

Ngjarje e frikshme në vend, theren me thikë dy 19-vjeçarë

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit.

Në njoftimin e spitalit thuhet se janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës.

Spitali njoftoi gjithashtu se pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë, ndërkaq pacienti i dytë ka pasur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë dhe pas trajtimit në Shërbimin e Emergjencës, është liruar në shtëpi.

READ MORE  ''ALARM PËR FLUTURIMET'' Evropa po anulon fluturimet, çfarë do të ndodhë me Rinasin? Vjen njoftimi zyrtar i Aeroportit të Tiranës!

“Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit”.

Published inNews