Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tronditet vendi, të shtëna me armë, dyshohet për të plagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Pogradec, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Policisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është goditur me armë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Brian Syzo është një emër i njohur për organet e rendit, pasi rezulton me precedentë penalë, kryesisht për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

READ MORE  Media e madhe botërore zbulon të fshehtat e Zvërnecit! Ja çfarë po ndodh me Kushnerin, SPAK ka nisur të ...

Gjithashtu, ai është përfshirë edhe në disa konflikte të mëparshme në qytetin e Pogradecit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes, për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë ngjarje. Deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e incidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Published inNews