Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Për këtë arsye, mësohet se SPAK i ka dhënë leje Veliajt që të takojë fëmijën e porsalindur në maternitet, pasi ai ndodhet në paraburgim.

Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

READ MORE  RAPORTI TRONDITËS HAMAS/ Dokumentohet dh*në s*ksuale sistematike gjatë s*lmeve të Hamasit

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025.

Kryebashkiaku i Tiranës është dërguar për gjykim nga SPAK me një sërë akuzash penale, duke përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dosja hetimore përfshin gjithashtu bashkëshorten e tij dhe një sërë biznesmenësh e subjektesh të tjera.

Published inNews