Skip to content

Sherr masiv në hotel për shezlongun, turisti “bombardon” me grushte 13-vjeçaren (Video)

Një vajzë britanike 13-vjeçare është goditur brutalisht në fytyrë gjatë një sherri që shpërtheu në një hotel familjar në Santa Susanna të Spanjës, pasi ajo dyshohet se ishte ulur në një shezlong pa e ditur se ai po përdorej nga dikush tjetër.

Pamjet tronditëse të ngjarjes tregojnë adoleshenten me bikini jeshile duke u rrëzuar mbi një karrige dhe më pas duke u goditur disa herë nga një burrë, ndërsa turistë të shumtë të tmerruar dëgjohen duke bërtitur në përpjekje për të ndalur dhunën.

READ MORE  PROTESTAT/ Rama bën deklaratën e fortë, ja kur është rasti më i mirë për të dhënë dorëheqjen

Sipas dëshmitarëve, disa pushues britanikë ndërhynë për ta mbrojtur vajzën, ndërsa agresori u mbajt me forcë për të mos u përfshirë më tej në përleshje.

Madje, pretendohet se edhe punonjësit e hotelit ishin të frikësuar për të ndërhyrë mes kaosit.

Published inNews