Kryeministri akomodohet në vilat qeveritare në jug, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij para Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Dhërmi, ku pritet të akomodohet në vilat qeveritare.
Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë nuk është ndalur në Vlorë, por ka vijuar udhëtimin drejt Dhërmiut. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse qëndrimi i tij lidhet me takime pune apo me një fundjavë pushimi.
Mbërritja e Ramës në jug të vendit vjen në të njëjtën kohë kur në Tiranë po zhvillohet protesta e 27-të e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë kërkuar edhe këtë të premte dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare për ditën e nesërme.
