Një burrë ka humbur jetën dje në Fushë Kosovë, pasi që në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovë 24.06.2026 – 15:32. Raportohet se në rrethana të pa njohura nga një lartesi ka rene viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/
