Skip to content

Protestat në Tiranë në ditën e 25-të, reagon ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 25-të.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Hoxhaj theksoi se zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri janë çështje të brendshme që duhet të trajtohen nga institucionet demokratike dhe mekanizmat kushtetues të shtetit shqiptar.

Ai nënvizoi se Shqipëria ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët kudo që jetojnë, duke e cilësuar atë si faktor vendimtar për pozitën e shqiptarëve në rajon dhe në Evropë.

READ MORE  Tragjike/ Ish-polici qëllon për vdekje djalin 23-vjeçar pas një sherri për para, i riu kishte varësi nga droga

“Për ne në Kosovë, dhe për çdo shqiptar kudo që jeton, Shqipëria nuk është thjesht një shtet fqinj. Ajo është faktor vendimtar për pozitën e shqiptarëve në rajon dhe në Evropë. Prandaj, stabiliteti, zhvillimi dhe forcimi i saj janë interes i përbashkët”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas tij, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në vitet e fundit, duke përmendur anëtarësimin në NATO, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe forcimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

Hoxhaj paralajmëroi se arritje të tilla nuk duhet të rrezikohen nga, siç i cilësoi ai, “aventura politike” që prodhojnë tensione dhe përçarje në vend.

READ MORE  Goditi Ramën? Spiropali SURPRIZON me deklaratën: Shqipëria të tregojë që di të ndërtojë shtet!

“Përpjekjet për të nxitur mosbesim, ndarje dhe antagonizëm mes shqiptarëve nuk i shërbejnë askujt. Përfituesit e vetëm nga përçarja jonë janë ata që historikisht kanë pasur interes ta shohin kombin shqiptar të dobësuar dhe të fragmentuar”, deklaroi ai.

Në përfundim, ish-kryediplomati kosovar bëri thirrje për maturi dhe përgjegjësi politike, duke theksuar se një Shqipëri demokratike, e qëndrueshme, euroatlantike dhe e fortë është në interesin e çdo shqiptari dhe kontribuon në forcimin e pozitës së shqiptarëve në rajon dhe në botë.

Published inNews